PANELET E PERDORURA TEK AULA
Gjeneron raporte lidhur me regjistrimet, orarin, të dhënat , informacionet e studetëve, ndryshimet e notave, procesin e transferimit, regjistrime mbi normë dhe pa parakusht.
Burimet njerëzore ndjekin të gjithë procesin e marrjes në punë të një punojësi
duke ndjekur proceduren nga kontrata, emërimi ,përpilimi , plotësimi i dosjes së punonjësit deri tek largimi nga puna i punonjësit.
Financa update-on pagesat e tarifave të regjistrimit të kryera nga studentët për vitin akademik dhe gjithashtu ruhet historiku i pagesave të kryera nga studenti për të gjitha vitet akademike.
Me anë të llogarisë personale , secili prej pedagogëve plotëson pikët e provimeve , update-on notat, dërgon dhe merr njoftime dhe gjeneron procesverbale dhe e printon atë gjithashtu bën kërkesa që ia adreson instancave përkatese për pa rregullësitë.
Nëpërmjet AULA-s çdo student njihet me pofilin e studimeve,gjendjen studimore,listën dhe rregjistrin e notave gjithashtu bën zgjedhjen e orarit në fillim të cdo semestri.
AULA-s ofron një mënyrë të thjeshtë për regjistrimin e studentëve dhe menaxhimin e të dhënave të tij, menaxhimin e orarit dhe regjistrimin sipas orarit, menaxhimin e regjistrave, regjistrimin/çregjistrimin e studentëve nga një kurrikul e caktuar.
MODULET E PERDORURA TEK AULA
Në infrastrukturen fizike përcaktohen ambjentet fizike duke filluar nga zyrat e petagogeve , godinat,sallat e leksioneve ,seminareve , laboratorëve.
Rregjistrat do të shfaqin të gjitha lëndet që do të rregjistrohen ,nxënesit përsa i përket sezonit te provimeve .Ky rregjister do të gjenerohet automatikisht nga importimi manual i notave nga administratori I sistemit.
Në programin akademik përcaktohen programet e studimit ,profilet e studimit,lëndët dhe kurrikulat që do të zbatohen .
Në strukturen akademike janë të përcaktuara fakultetet që ndodhen në këtë universitet gjithashtu janë të përcaktuara departamentet për degët përkatëse .
Orari do tju ndihmojë që të shikoni listën e orareve të seminareve, leksioneve, laboratorëve ,datave të provimeve gjithashtu ,shikoni nëse një lëndë ka një lëndë penguese.
Në vitin akademik përcaktohet fillimi i semestrave dhe mbarimi ,periudhat e pushimeve ,periudhat e provimeve.
Siguria dhe disponueshmëria e AULA-s
Baza e të dhënave bazohet në cluster dhe kopjohen periodikisht në bazë ditore.
Për të gjitha veprimet e kryera nga përdoruesit e AULA-s; si ato të studentëve, pedagogëve apo sekretarisë; regjistrohen shënime.
Keminet, kompania e cila ka krijuar sistemin e menaxhimit të studentëve AULA, ofron një shërbim 24/7 .
FUNKSIONALITETET KRYESORE TË SISTEMIT
Teknologjia e AULA-s
- PHP7
- MySQL
- JavaScript
- HTML
Mjedisi i hostimit
- Linux Based Servers
- Intel Xeon Quad Core Proccesors
- 64 GB RAM, Apache2.2
- Linje Interneti me mbrojtje dyfishe 400 Mbps
- MariaDB 10 DB Cluster
Implementimi
- Personalizimi i ndërfaqes për tu përshtatur me faqen web të klientit
- Zhvillimi dhe përshtatja e funksioneve të sistemit sipas kërkesave të klientit
- Grumbullimi dhe ngarkimi i të dhënave historike në sistem
- Trajnim i përdoruesve