STUDENTËT
Menaxhimi më efikas i të dhënave të studentëve
Studentët njihen me profilet e studimeve, kurrikulën dhe gjendjen studimore. Me një logim të thjeshtë studenti mund të bëjë regjistrimin e orarit online; njihet me notat; merr listën e notave.
AULA shmang radhët e gjata para sekretarive mësimore, pasi ofron edhe marrjen e njoftimeve nga strukturat universitare, akademike dhe administrative; regjistrimin e orarit online, orarin aktual, njohjen e studentëve me kurrikulën (programin mësimor) dhe ecurinë e studimeve
TESTO TANIPedagogët
Gjithçka e automatizuar për të lehtësuar punën e pedagogëve
Prej panelit personal, secili prej pedagogëve mund të marrë dhe dërgojë njoftime; të gjenerojë procesverbalin dhe ta printojë atë.
Gjithashtu, pedagogët kanë ndërveprim direkt me studentët duke plotësuar nëpërmjet portalit pikët e provimeve dhe hedhjen e notave.
TESTO TANISEKRETARIA
Një sistem i vetëm për shtimin, modifikimin dhe ruajtjen e të dhënave pranë sekretarive
Paneli i sekretarisë do të lehtësojë punën e sekretarëve duke ofruar një mënyrë të thjeshtë për regjistrimin e studentëve dhe menaxhimin e të dhënave të tij. Rregjistron studentët e vitit të parë, studentët e transferuar sipas profilit dhe vitit akademik.
Tek ky panel do të jepet mundësia që të krijohet Orari online, duke shtuar kurse sipas kapaciteteve, profilit dhe sallës së përcaktuar më parë nga shefat e departamenteve të cilët kanë krijuar orarin. Modifikon atributet e kurseve të shpalluara në orar. Shkrijnë kurset në rast se numri i studentëve të rregjistruar nuk është i mjaftueshëm, mbyll kurse, hap dhe mbyll orarin për rregjistrim të studentëve si dhe mund të rregjistroj/ çrregjistroj studentë nga një kurs i caktuar.
Nëpërmjet këtij paneli gjenerohen procesverbale, regjistra, etj.
TESTO TANIADMINISTRATORI I SISTEMIT
Një sistem që lehtëson punën e fakultetit dhe departamenteve përkatëse
Ky panel do të lehtësojë punën e fakultetit/departamenteve duke ofruar një mënyrë të thjeshtë për menaxhimin e strukturave të fakultetit dhe kurrikulave. Administratori i sistemit do të mund të bëj menaxhmin e përdoruesve, menaxhimin e strukturës akademike, menaxhimin e infrastrukturës fizike si dhe raporte auditimi mbi veprimet në sistem.
Gjithashtu jepet aksesi për shtim/mbyllje godinash, shtim/mbyllje ambjentesh, krijon/mbyll llogaritë e përdoruesve, krijon role për përdoruesin, krijon role auditi mbi veprimet e kryera ne sistem.
TESTO TANIFINANCA
Menaxhimi më efikas i të dhënave të studentëve
Nëpërmjet AULA-s departamenti i financës do të hedh pagesat e kryera nga studentët.
Update Pagesat e tarifave të:
regjistrimt,
shkollimit,
TESTO TANI
Sistemi i menaxhimit të të dhënave të studentëve
Avantazhet e AULA

Besueshmëri

Zhvillim i Vazhdueshëm
